Google ADS

Lëngu natyral që largon gurët nga veshkat

09:55 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë.

Veshkat janë organet që ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për ti larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit.

Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.

Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës, si dhe krijojnë shpesh herë gurë.

Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka.

Më poshtë është një recetë natyrale për të pastruar veshkat tuaja,

Përbërësit që ju duhen:

1 portokall i qëruar

1 limon

1 mollë

4 pjesë të shalqirit

4 kube akuj

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng!

Vërejtje: Përbërësit duhet të jenë organik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme