Google ADS

Lëngu natyral që ju ndihmon me problemet e gjumit

23:43 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Miliona njerëz në mbarë botën përballem me problemet e gjumit pothuajse çdo natë.

Poashtu miliona njerëz vuajnë nga insomnia që ndikon negativisht në jetën e tyre të përditshme.

Por nëse nuk e keni ditur është një metodë natyrale e cila ju ndihmon me problemet e gjumit e madje do të ju ndihmojë që të zgjoheni të nesërmen të freskët dhe në disponim të mirë.

Kjo recetë përmban vetëm tre përbërës natyral dhe mënyra e përgatitjes së kësaj recete është e shpejtë, e lehtë dhe do të ju bëjë që të flini sikur foshnje, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

¼ e lugës së çajit mjaltë e papërpunuar

1/8 e lugës së çajit kripë deti

1 lugë gjelle vaj kokosi

Të gjithë përbërësit janë shumë efektiv dhe do të relaksojnë mendjen dhe trupin. Ky kombinim do të bëjë që të keni gjumë të rehatshëm.

Si ta përgatisni këtë lëng?

Përzieni vajin e kokosit dhe mjaltin e më pas shtoni edhe kripën e detit. Përzieni mirë dhe është e gatshme.

Konsumimi i këtij lëngu duhet të jetë në sasinë e një luge dhe më pas konsumojeni edhe një gotë ujë.

Për rezultate sa më të mira, këtë lëng konsumojeni në kohë gjumi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme