Google ADS

Lëngu i shegës – Përse ju duhet patjetër për kujtesë të fortë?

08:53 | 16 Janar 2024
E.H

Me kalimin e moshës ekspertët vënë re një rënie të fortë në aftësitë e të nxënit.

Sipas të dhënave, rreth 40 përqind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga problemet me kujtesën të nxitura nga mosha.

Ekpsertët nuk përjashtojnë rolin e faktorëve genetikë, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në humbjen e kujtesës.

Megjithatë ata nënvizojnë se mosha është një kontribues kryesor.

Njeriu nuk ka të drejtën e fjalës tek plakja, por ama ai ka rolin kryesor në vendimarrje kur bëhet fjalë tek aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Kjo e fundit është shumë e thjeshtë.

Mjafton që njeriu të ketë vullnet dhe të përzgjedhë ushqimet e duhura: peshk, yndyrna të shëndetshme, perime dhe fruta.

Një nga frutat më të mira për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit është shega.

Ky frut dhe lëngu i tij janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë të cilat shërbejnë si mburojë për trurin.

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, konfirmojnë se një gotë me lëng shege ka tre herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil.

Përmbajtja e antiksidantëve është më e lartë kur lëngu është marrë nga fruti i plotë, pra me gjithë lëkurë.

Çfarë Roli Luajnë Antioksidantët Tek Shëndeti Trurit

Të dhënat shkencore thonë se antioksidantët parandalojnë radikalet e lira të shkatërrojnë qelizat e trurit.

Truri është i lidhur direkt me zemrën dhe lëngu i shegës bashkë me antioksidantët mbrojnë të dy organet me efikasitet të plotë.

Njerëzit e moshuar që kanë një shëndet të mirë kardiovaskular, kanë një kujtesë më të fortë.

Kjo ndodh sepse truri është në varësi të sistemit kardiovaskular.

Një artikull i publikuar në revistën Neurobiology of Disease, shpjegon se lëngu i shegës ul rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo gjë ndodh si rezultat i antioksidantëve që ofron shega.

Një tjetër aspekt mirëbërës i shegës është glukoza, të cilën truri e përdor për energji, më shumë se çdo ushqyes tjetër.

Kësisoj nëse ju e pini lëngun e shegës që në mëngjes truri juaj do të marrë energjinë e nevojshme për një ditë të mbarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme