Një përdorues në Instagram i njohur me emrin “Medical Medium” ka me miliona në ndjekës në Instragram dhe një mori aprovimesh nga fytyrat e njohura që pretendojnë se pirja e lëngut të selinos mund të kurojë sëmundjet kronike.
Megjithatë, ndikuesi nuk ka asnjë kualifikim mjekësor dhe mjekët thonë se shumë nga pretendimet që po bëhen në mediat sociale nuk mbështeten nga shkenca, transmeton portali arbresh.info
Nëse kaloni shumë kohë në Instagram, mund të keni hasur në postime të personave që pinin në një pije jeshile – lëng selino.
Statistikat e Google Trends tregojnë relativisht pak interes për lëngun e selino përgjatë viteve të fundit, derisa një valë në rritje e interesit arriti kulmin në kërkimet në fillim të këtij viti.
Padyshim që nuk është keq për ju. Në gjendjen e tij të papërpunuar, lëngu i selino është i ulët në kalori dhe përmban një sasi të mirë të vitaminës K së bashku me gjurmët e vitaminave dhe mineraleve të tjerë të rëndësishëm.
Por përkundër disa përfitimeve shëndetësore, ekspertët thonë se kurat që prezentohen në Instagram nuk kanë mbështetje shkencëore.
Mjekët gjithashtu shqetësohen se këshilla të tilla mund t’i ndalojnë njerëzit të marrin ndihmë nga profesionistë të kualifikuar mjekësorë.
Ndikuesi në fjalë është një njeri që e quan veten “Medium mjekësor”. Emri i tij i vërtetë është Anthony Ëilliam. Ai ka më shumë se 2 milion ndjekës në Instagram dhe 3.4 milion të tjerë në Facebook.
Në faqen e tij të internetit renditen mbështetje nga shumë të famshëm, përfshirë yllin e tenisit Novak Djokovic. Ai është shfaqur në emisione televizive përfshirë Keeping Up ëith Kardashians.
Përkundër nominimit të tij, Anthony Ëilliam pranon lirshëm se nuk ka trainim mjekësor. Në vend të kësaj, ai thotë se merr informacionin e tij mjekësor nga “shpirti”.
Në faqet e tij të mediave sociale pretendohet se lëngu i selinos shëron diabetin dhe kancerin.
Sipas mjekëve, këto faqe të internetit nuk janë të bazuara në shkencë dhe mund të ‘dëmtojnë rëndë disa nga pacientët’.
Facebook, i cili posedon Instagram, ka thënë se ata janë duke punuar me ekspertë për të adresuar dezinformatat në lidhje me shëndetin./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...