Lëngu me hudhër, limon, xhenxhefil dhe ujë është një recetë e vjetër gjermane që ka efekte të jashtëzakonshme.
Nga ky lëng ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe llogaritet si një nga barnat më të mira natyrore.
Është një kombinim i tre ushqimeve që janë super ushqime e që secili prej tyre që mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj.
Ky ilaç është i shkëlqyer për të rregulluar nivelin e yndyrës në gjak ashtu si edhe parandalon lodhjen e përgjithshme dhe trajton infeksionet dhe ftohjet.
Poashtu ndihmon edhe për forcimin e imunitetit.
Përbërësit:
4 thelpinj hudhre
4 limonë me lëvore
Një pjesë e vogël e rrënjës së xhenxhefilit (3-4 cm)
2 l ujë të filtruar
Si ta përgatisni?
Pastroni limonët mirë dhe preni në copa të vogla. Qërojeni hudhrën dhe përzieni bashkë të gjithë përbërësit, pos ujit.
Këtë përzierje vendoseni në një enë të metalit, shtoni dy litrat e ujit dhe nxeni këtë përzierje derisa të arrijnë tek pika e vlimit.
Pak para se kjo përzierje të vlojë, ndaleni nxehtësinë dhe lëreni të ftohet.
Më pas këtë përzierje vendoseni në shishe xhami.
Pijeni një gotë nga kjo përzierje çdo ditë, të paktën dy orë para se të hani ushqim, në stomak të zbrazët.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...