Ananasi është një frut shumë i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese pafund, kjo gjë e bën një ilaç shumë të fuqishëm kundër gripit dhe të ftohtit në dimër.
Ai njihet ndryshe si mbreti i frutave, pasi ka një sasi shumë të madhe të përbërësve esencialë, vitaminave, mineraleve, enzimave dhe elementëve të tjerë. Për këtë arsye natyra e ka dekoruar ananasin me gjethet e tij në formë kurore.
Ananasi është i pasur në vitamina C, A, E, magnez, kalcium, potasium, fosfor, hekur, zink dhe vitaminat e grupi B. Të gjitha pjesët e ananasit mund të përdoren dhe të përgatitet edhe si çaj.
Membrana e ananasit është e pasur me një element shumë të nevojshëm si bromelina, që ndihmon në shpërbërjen e proteinave të cilat treten me ngadalë nga trupi. Lëngu i ananasit ndihmon digjestionin dhe pastron zorrët. Ja sesi t’a përgatisni:
Përbërësit:
250 ml lëng i freskët ananasi
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji xhenxhefil pluhur
¼ lëng limoni i freskët
1 lugë çaji piper
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit për të përgatitur shurupin. Më pas konsumojeni 2-3 herë në ditë për t’u shëruar nga gripi.
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve