Lëngu i Karrotave me Portokalle – Fuqia e Vlerave

22:02 | 7 Tetor 2024
Q L

Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës dhe portokallit.

Vitamina C
Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt.

Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.

Vitamina A
Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat.

Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.

Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.

Folati
Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.

Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë./agroweb/

Të ngjashme