Në ditët e sotme, shumë njerëz vuajnë nga sëmundje të ndryshme shëndetësore të cilat lidhen me sistemin e tretjes dhe me funksionimin e tij, përfshirë edhe kapsllëkun kronik ose sindromin e zorrës së irrituar.
Roli i zorrës së trashë ka një rëndësi jetike për shëndetin e përgjithshëm, pasi largon mbeturinat nga trupi dhe pastron toksinat që rrezikojnë shëndetin, transmeton portal arbresh.info
Në mënyrë që të përmirësoni funksionin e tij, ju duhet të pastroni të gjitha mbeturinat e grumbulluara dhe kimikatet e rrezikshme. Receta e mëposhtme e bërë në shtëpi është 100% natyrale dhe e thjeshtë por siguron efekte mbresëlënëse në pastrimin e zorrëve.
Mos harroni se gjatë procedurës së pastrimit të zorrës së trashë duhet të qëndroni në shtëpi pasi do t’ju duhet të vizitoni tualetin shpesh duke hequr toksinat.
Lëngu përbëhet nga përbërës të cilët janë të pasur me lëndë ushqyese thelbësore, përfshirë kripën e detit, limon, mollë dhe xhenxhefil.
Përbërësit:
2 lugë gjelle lëng limoni
½ lugë e vogël kripë e detit
1 lugë gjelle xhenxhefili
½ e gotës e lëngut të mollës organik
½ e gotës ujë të ngrohtë
Së pari duhet të ngrohni ujin, por mos e lini të ziej. Vendosni kripën e detit dhe përzieni mirë më pas shtoni përbërësit tjerë.
Konsumoni këtë pije 3 herë në ditë, në dozë në mëngjes, një dozë para vaktit të mëngjesit, përpara vaktit të drekës dhe dikur rreth orës 7 pasdite. Sigurohuni që gjatë këtij trajtimi të pini ujë mjaftueshëm, të paktën 8 gota në ditë.
Këtë lëng nuk guxojnë ta konsumojnë gratë shtatzëna, personat që vuajnë nga alergjia dhe sëmundje tjera, prandaj duhet të bisedoni me mjekun përpara konsumimit./arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?