Lëkura do t’ju falënderojë pasi të konsumoni këto 5 ushqime

11:31 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Lëkura është organi më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, si moti, klima, vendi etj. Prandaj duhet gjithmonë e kuruar dhe e hidratuar, sidomos tek femrat. Por jo gjithmonë është e mundur që lëkura të detoksifikohet në kushte terapie, efekti detoks në lëkurë mund të garantohet edhe nga ushqimet, si këto për të cilat do t’u flasim më poshtë:

 

1.Frutat e kuqe

Të shijshme, sezonale dhe me një përmbajtje të lartë likopeni që ndihmon lëkurën të gjenerojë kolagjen në sasi të mëdha. Mund të zgjidhni mes luleshtrydheve, mjedrave, mollëve të kuqe, qershive, etj.

 

2.Avokado

Avokadoja është një prej ushqimeve më efikase për të vonuar plakjen, është e pasur me vitamina A, C, E dhe K, si dhe me minerale si kaliumi, bakri, e hekuri, gjeneratorë të enzimave antioksidante. Gjithashtu përmban acid linoleik, i cili ndihmon lëkurën të duket e shëndetshme.

 

3.Infuzione çaji

Çajrat e konsumuar pa sheqer në të gjitha varietetet e tyre ofrojnë benefite të mëdha mes të cilave, të dukurit më të rinj, falë faktit që ndihmojnë në detoksifikimin e trupit dhe ushqyerjen e lëkurës në mënyrë komplet natyrale.

Një çaj jeshil në ditë është një burim i pasur antioksidantësh që parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

 

4.Frutat e thata

Acidet yndyrore si kolagjeni, Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9 janë thelbësore për të ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, kështu që arrat, bajamet, fistikët, lajthitë dhe kikirikët nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj.

 

5.Vitamina C

Përveçse mban larg gripin dhe alergjitë, kjo vitaminë promovon dhe prodhimin e kolagjenit. Opsionet më të mira? Limoni, portokalli, kivi, domatet, papaja, shalqiri dhe guava.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme