Kur ndieni acarimin e fytit, shkoni në kuzhinën tuaj që në mënyrë të lehtë të përgatisni një ilaç shumë natyral. Disa ilaçe mund të dëmtojnë, në veçanti fëmijët, prandaj ndonjëherë është më mirë që në mënyrë të pavarur të përgatisni ilaç natyral, i cili do të ndihmojë.
Megjithatë, mos i injoroni kurrë këshillat e mjekëve.
Shurupi nga mjalti, qepa dhe hudhra
Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe gjysmë filxhani ujë. Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni sherbelën, qepën, rigonin. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë natës. Përzierjen filtro-jeni, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni si shurup.
Mjalti, qepa dhe hudhra kanë veçori të shkëlqyeshme antimikrobiale. Mjalti vepron në mënyrë relaksuese dhe të dobishme, ashtu që do të qetësojë fytin dhe kollën. Mos e zieni përzierjen për të mos humbur veçoritë shëruese. Sherbela dhe rigoni do të nxisin efikasitetin e ilaçit.
Nëse nuk mund të prisni që përzieja të qëndrojë gjatë natës, le të qëndrojë të paktën 10 minuta, derisa qepa të zbutet, shkruan femina. Edhe pse do to humbë veçoritë e veta antimikrobiale, ajo ende do të mbetet efikase, ndërsa ju do ta ndieni lehtësimin para se të shkoni në shtrat.
Shurupi i rrepës
Përzini një lugë rrepë të prerë me një çerek filxhani me mjaltë. Lëreni të qëndrojë disa minuta, dhe pastaj përzierjen përdoreni si shurup për lehtësimin e kollës.
Rrepa nxit djersitjen, çka është e dobishme në shërimin e etheve. Kur përzihet me mjaltin do të fitoni përzierjen e cila është masë e shkëlqyeshme tek kolla, ngjirja e zërit, ftohja dhe gripi.
Rrepa po ashtu nxit tretjen dhe oreksin. Megjithatë mos e pini këtë shurup në sasi të mëdha për të mos shkaktuar irritimin e stomakut.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...