Dhimbjet e periodave janë kaq të sikletshme sa vetëm duke i kujtuar mendojmë për ilaçin qetësues.
Me siguri, e keni dëgjuar dhe herë të tjera se ekzistojnë shumë kura natyrale që janë edhe më efektive dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve. Dhe bëni mirë ta besoni këtë.
1. Bëni një dush të nxehtë
Dhimbja e periodave do të reduktohet nëse bëni një dush të nxehtë (aq sa e përballoni, sigurisht). I nxehti i bën mirë edhe trupit gjithashtu.
2. Sigurohuni të qëndroni të hidratuara
Nëse pini më shumë ujë, ditët e ciklit do të kalojnë lehtë dhe pa shumë dhimbje. Pasurojeni dietën me fruta dhe lëngje të ndryshme.
3. Bëni seks!
Orgazma është ilaç kurues për dhimbjen e periodave për një numër të madh femrash. Pse ndodh kjo nuk është shpjeguar ekzaktësisht, por merrni partnerin dhe kërkojini t’ju lehtësojë dhimbjet.
4. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur
Një gotë vere me një pamje çlodhëse mund t’i zbusë muskujt tuaj, ato të mitrës gjithashtu, këshillon Anabel. Meditimi është një tjetër mënyrë për t’i shpëtuar dhimbjeve menstruale.
5. Kujdes me dietën ushqimore
Ushqime me pak karbohidrate dhe sheqer do t’ju ndihmonin gjatë ditëve të periodave. E dimë që uria është kaq e madhe gjatë atyre ditëve, por bëni mirë t’i rezistoni çokollatave dhe biskotave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...