Sipas një studimi të fundit, individët që kanë përdorur ushqimet si ilaq për të trajtuar kolesterolin kanë shfaqur rezultat më efektiv, në krahasim me ata që kanë përdorur vetëm medikamente.
Kjo nuk kërkon ndryshim drastik të stilit të jetesës, thotë studimi i publikuar në “Journal of Nutrition”, transmeton portal arbresh.info
“Bazuar në rezultatet e parë në studimin tonë, përdorimi i këtij lloji të ushqimit si qasje mjekësi zgjeron opsionet për profesionistët mjekësorë dhe pacientët,” tha Stephen Kopecky, M.D, FACC, kardiolog dhe Drejtor i Klinikës së Intolerancës në Klinikën Mayo.
“Shumë pacientë që nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të marrin ilaqe, kanë mundësi që të menaxhojnë sëmundjen bazuar në ndryshimin e dietës, pra në ushqim”, tha ai.
Duke zëvendësuar vetëm një pjesë të vogël të asaj që pacientët hiperlipidemikë hanin me Step One Foods (një sistem ushqimi me dozë dy herë në ditë me produkte të formuluara saktësisht për të ndihmuar në uljen e kolesterolit LDL), studiuesit gjetën reduktime të shpejta dhe shumë domethënëse të kolesterolit.
Në fund të fundit, pjesëmarrësit panë një ulje mesatare prej 9 për qind të kolesterolit LDL (të keq) brenda 30 ditëve.
Gjatë fazës së ndërhyrjes, pjesëmarrësit në studim hëngrën nga shumëllojshmëri ushqimesh, duke filluar nga çokollata deri tek smoothie me manaferra dhe banane, duke shtruar edhe arrat.
Këto ushqime të studimit u formuluan në mënyrë specifike për të ofruar një përmbledhje ushqyese të fibrave ushqimore të plota, steroleve bimore, acideve yndyrore omega 3 dhe antioksidantëve.
Pjesëmarrësit u udhëzuan të konsumonin këto ushqime në këmbim të ushqimeve të ngjashme që ata konsumonin tashmë.
Studiuesit krahasuan gjithashtu rezultatet e ushqimeve që shiten nëpër dyqane dhe që konsiderohen si “të mira për ju”. Çdo pjesëmarrës konsumoi këto marka kryesore për 30 ditë. Gjatë kësaj faze të studimit nuk u pa asnjë ulje e kolesterolit.
Ky studim thekson se ndryshimi i dietës, duke shtuar manaferrat dhe arrat, ndihmon në trajtimin e kolesterolit dhe nuk kërkon më shumë se 30 ditë përpjekje për ndryshim./arbresh.info/
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank