Vaji i arganit prodhohet nga fara e pemës së arganit dhe çmohet për shkak të vetive ushqyese, kozmetike dhe mjekësore dhe atë mund ta gjeni në dy forma; njëra përdoret në kozmetikë, ndërsa tjetra në kuzhinë.
Përdorimet kozmetike:
Vaji i arganit është antioksidant, përmban vitamina C dhe E, të cilat e bëjnë lëkurën më të shëndetshme dhe më të bukur. Vitamina E dhe acidet yndyrore esenciale ndihmojnë për lëkurë të thatë.
Mund ta parandalojë shfaqjen e rrudhave, por edhe ta zvogëlojë dukshmërinë e rrudhave ekzistuese.
Njerëzit me shprehi të këqija, si pirja e duhanit apo ekspozimi ndaj diellit pa faktor mbrojtës, mund të përfitojnë nga vaji i arganit.
Plagët dhe djegiet mund të reduktohen apo edhe të mënjanohen plotësisht duke përdorur vaj argani.
Vaji i arganit e rregullon pH-në e lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen kundër faktorëve që mund të prodhojnë dëme të pakthyeshme.
Përbërësit e vajit të arganit gjithashtu ndihmojnë tek kujdesi i lëkurës së yndyrshme.
Ndihmon në zbutjen e psoriazës dhe ekzemës.
Mund t’i parandalojë dhe shërojë aknet.
Ripërtërin lëkurën, i jep asaj elasticitet me ç’rast ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave.
Është i shkëlqyeshëm për lëkurën rreth thonjve.
mund të përdoret edhe për ristrukturimin e fibrave të flokëve dhe mbrojtjes së gjatësisë së tyre, duke e aplikuar për 20 minuta dy herë në javë.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë