Doktoresha Jane Leonard shprehet se shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga stresi, ankthi, lodhja apo shqetësimet emocionale.
Por në vend që të përdoren ilaçe të cilat sjellin dhe dëme të tjera anësore, disa ekspertë sygjerojnë që zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve.
“Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muaskujt e nofullës të relaksohen”,- shpjegon doktoresha Jane Leonard.
Studimet e mëparshme e kanë lidhur dhimbjen e kokës me presionin që i bëhet qafës, pra sforcimin e saj. Sipas këtyre studimeve 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga muskujt e qafës. Julie Sugrue, një psikoterapiste u shpreh se koka dhe qafa kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët përdoren për të lëvizur kokën, për të ngrënë, për të folur, për të bërë shprehje fytyre.
Sforcimet e këtyre muskujve mund të shkaktojnë dhimbje në vende të ndryshme, siç quhet dhimbje e deleguar prandaj kjo është arsyeja pse muskujt e qafës shkaktojnë dhimbje, të cilën e ndjejmë në kokë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...