Lajm i mirë për adhuruesit e patates, veçanërisht diabetikët

10:39 | 13 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Njerëzit me diabet të tipit 2 gjithnjë paralajmërohen kundër konsumimit të ushqimeve me Indeksi Glicemik (GI) të lartë, të tilla si patatet e bardha, sidomos gjatë natës pasi ato tentojnë ta bëjnë më të vështirë kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Indeksi Glicemik (GI) është një matje e përdorur për të përcaktuar se si disa ushqime na rrisin sheqerin në gjak. Kjo quhet përgjigja jonë glikemike, transmeton portal arbresh.info

Humbja e kaq kilogramëve mund të përgjysmojë rrezikun nga diabeti i tipit 2

Udhëzimet tradicionale për ata që vuajnë nga diabeti tip 2 përfshijnë shmangien e patateve në mënyrë që të shmangin një rritje të mprehtë të niveleve të sheqerit në gjak pas ngrënies. Sidoqoftë, një studim i fundit ka treguar që të sëmurët me diabet të tipit 2 nuk duhet të shmangin patatet, pasi ngrënia e patateve në fakt mund të rezultojë në një përgjigje të dëshiruar glikemike.

Studiuesit hulumtuan ndikimin e konsumit të patates si pjesë e një vakti të përzier mbrëmjeje në përgjigjen e glikemisë gjatë natës.

Studiuesit kryen studimin me 24 meshkuj dhe femra me diabet tip 2 në katër prova eksperimentale pasi kishin konsumuar mëngjesin, drekën dhe darkën.

Çdo vakt përbëhej nga 50% karbohidrate, 30% yndyrë dhe 20% proteina. Darka përfshinte patate që ishin ose të ziera, të pjekura, të ziera dhe të ftohura, ose oriz basmati. Mostrat e gjakut u morën vazhdimisht para dhe pas ngrënies për të monitoruar përgjigjen dhe kontrollin glikemik të pjesëmarrësve. Ata gjithashtu vishnin monitorë brenda natës për të vëzhguar nivelet e sheqerit në gjak gjatë gjumit.

Studimi i publikuar Health Neës 24, arriti në përfundim se nuk kishte ndonjë ndryshim të nivelit të sheqerit në gjak pas darkës me patate të pjekura, përkundrazi, u zbulua se ngrënia e vakteve me bazë patate gjatë natës kishte rezultate më të favorshme sesa orizi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme