Google ADS

Lajm i mirë: Koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit

21:43 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka dalë në përfundmin se COVID-19 nuk përhapet nëpërmjet ushqimeve.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”., thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Auroritetet Evropiane të sigurisë ushqimore, janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

Mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore, larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar, shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur, larjen e frutave dhe perimeve, respektimin e rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vëne në zbatim Listën e Verifikimi për OBU-të përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ, Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës, Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor, Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi, kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës, Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi, Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin, Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore, Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme