Shkencëtarët kanë një lajm të keq për burrat që dëshirojnë të mbajnë mjekërr.
Ata kanë zbuluar se bakteriet që ndodhen në mjekër, janë shumë të rrezikshme për shëndetin, transmeton portal arbresh.info
Me këtë hulumtim shkencëtarët kanë përcaktuar rrezikun që njerëzit mund të infektohen nga një sëmundje e qenit. Hulumtimi u bë përmes pajisjeve të rezonancës magnetike, e cila u përdor edhe nga veterinerët.
Për një studim të botuar në revistën European Radiology, shkencëtarët në disa spitale europiane analizuan mostra të lëkurës dhe pështymës nga 18 burra me mjekër, moshat 18-76 vjeç dhe mostrat e leshit dhe pështymës nga 30 qen.
“ Është gjetur se mjekra e një burri përmban më shumë bakterie sesa trupi i qenit”, tha profesori Andreas Gutzite nga Klinika Zvicerane Hirsladen.
Testimi zbuloi se një përqindje e lartë e mikrobeve u zbulua në të gjitha mjekrat e burrave, dhe një përqindje po aq e lartë u gjet në 23 nga 30 qen të përfshirë në studim.
Te disa nga burrat janë gjetur bakterie që janë kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.
Bëhet fjalë për nterococcus faecalis, një bakter i zorrëve që më së shpeshti shkakton infeksione të traktit urinar tek njerëzit dhe disa raste të stafilokokut aureus, bakter që më së shpeshti gjendet në lëkurë ose në mukozën e rreth 50 përqind të njerëzve, por mund të shkaktojë infeksione serioze nëse gjendet në rrjedhën e gjakut.
Përkundër numrit të madh të bakterieve që u gjetën në mjekrën e burrave, shkencëtarët thanë se kjo nuk do të thotë që burrat të heqin mjekrën menjëherë, por që synojnë të paralajmërojnë mbi higjenën./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...