Google ADS

Ky zakon në mëngjes është i rrezikshëm për gratë: Shton kilet dhe ‘çorodit’ hormonet

13:09 | 15 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Aroma e pijes më të dashur në botë është një mënyrë që të gjithë duan ta nisin ditën.

Aroma e kafesë zakonisht na bën që të ngrihemi nga shtrati, por gratë duhet të dinë kohën dhe masën pirjes së kafesë, transmeton portal arbresh.info

Një studim i botuar në edicionin dixhital të bibliotekës së Institutit Kombëtar të Mjekësisë Amerikane tregoi se kafeja me stomakun bosh, veçanërisht te gratë, ka një efekt të keq në shëndet.

Për shkak të ritmit natyror biologjik, niveli i kortizolit në trup është më i lartë në mëngjes kur zgjohemi dhe më i ulëti në mbrëmje kur shkojmë për të fjetur.

“Pirja e kafesë herët në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i lartë, prish hormonet në trup dhe prish ritmin e rrahjeve të zemrës. Kortizoli ka një efekt të keq në ovulacion, ekuilibër hormonal dhe peshë”, thotë dietologia Karlin Rosenblum.

“Konsumimi i kafeinës kur nivelet e kortizolit janë më të larta, stimulon rritjen e sekretimit të kortizolit. Edhe pse ende nuk është shpjeguar pse po ndodh kjo, ne besojmë se kafeja ndikon në disa vitamina dhe minerale në trup”, shtoi ajo.

“Kortizoli, si të gjitha hormonet e tjera, është i nevojshëm për funksionimin e organizmit, por problemi lind kur jemi vazhdimisht nën stres dhe kur trupi e sekreton vazhdimisht. Kjo mund të çojë në rritjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës”, tha dietologia për portalin Pure.

Përveç stimulimit të sekretimit shtesë të kortizolit, kafeja me stomakun bosh mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe të rrisë nivelin e acidit në stomak. Nëse keni probleme me stomakun, është mirë të dini se kafeja e ftohtë është 70% më pak e thartë se kafeja e nxehtë.

Po kur duhet të pini kafen e parë të mëngjesit?

Nëse zgjoheni rreth orës shtatë të mëngjesit, është më mirë të pini kafenë tuaj të parë midis orës 9.30 dhe mesditës, kur nivelet e kortizolit janë në nivel të ulët. Sigurisht, nëse hani disa biskota para kafesë së parë do të bëni mirë.

Për shkak të aciditetit të kafesë, është mirë të hani ushqime të pasura me kalcium, si bajamet, kosi apo farat chia, të cilat neutralizojnë aciditetin, këshillon Rosenblum. Nëse pini kafe në këtë kohë, do të merrni inkurajimin dhe energjinë e nevojshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme