Google ADS

Ky zakon i të ushqyerit mund të përmirësojë disponimin tuaj, sugjeron një studim i ri

23:59 | 24 Prill 2022
Trina Galanxhi

Duke marrë parasysh që ushqimi ndikon në shëndet, ia vlen të mendoni edhe përtej trupit.

Sipas një studimi të fundit, zgjedhjet tuaja dietike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm edhe në mendjen tuaj, transmeton portal arbresh.info

Ato mund të ndikojnë në funksionimit e trurit tuaj, duke ju mbajtur më të mprehtë ose duke përshpejtuar tkurrej e trurit.

Ushqimi gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe në disponimin tuaj.

Studimi i fundit ka vëzhguar një grup prej afro 7000 të moshuarish për një periudhë dyvjeçare. Të gjithë pjesëmarrësit i përmbaheshin një diete mesdhetare, me një grup që i përmbahej një versioni të dietës të kufizuar me kalori dhe grupi tjetër nuk kishte kufizime të tilla.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në të dy grupet e para panë një ulje të simptomave të depresionit, duke arritur në përfundimin se lidhja midis dietës dhe çrregullimit të humorit “meriton kërkime të mëtejshme”.

Studiuesit kanë theksuar se egziston një lidhje mes ushqimit dhe shëndetit mendor, por ende është e paqartë lidhja e tyre. Ndërsa shumë studime i lidhin kushtet e shëndetit mendor si depresioni me ushqimet që hamë, këto rezultate nuk janë gjithmonë të qëndrueshme.

Shëndeti mendor, sipas studiuesve, ndikohet edhe gjenet, mënyra e jetesës dhe mjedisi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme