Kur bëhet fjalë për mënyrën e jetesës së shëndetshme, dieta, ushtrimet fizike dhe humbja e peshës janë tri gjërat që na shkojnë në mendje,
Ndërsa shumë mund të supozojnë se ju duhet të mbani një sy të ngushtë në marrjen tuaj të kalorive dhe të shikoni se çfarë hani, një studim i ri ka hedhur dritë mbi atë që në të vërtetë ju ndihmon të jetoni një mënyrë jetese të shëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Sipas një studimi të botuar në iScience, disa plane jetese të dizajnuara për të luftuar obezitetin nuk funksionojnë dhe në planin afatgjatë, madje mund të çojnë në rritjen e peshës së disa individëve.
Studimi tregoi se obezët përfundimisht kanë më shumë rezultat kur fillojnë të ushtrojnë, në krahasim me ata që mbajnë dietë.
Ndërsa studimi nuk e mati saktësisht dietën, zbuloi se ata që përdorën një dietë për të humbur peshë përfundimisht fituan kilogramët pasi arritën qëllimin e tyre, ndërsa ata që ushtruan kishin rezultate më të mira afatgjata.
“Ushtrimet janë më të rëndëishme kur bëhet fjalë për obezitetin dhe sëmundjet për shkak të ndikimit të saj në ndjeshmërinë ndaj insulinës”, tha Jay Couin.
“Ndjeshmëria ndaj insulinës është aftësia e trupit tuaj për të nxjerrë glukozën nga qarkullimi i gjakut në mënyrë që të përdoret për energji ose karburant. Obeziteti është gjetur të aktivizojë sistemin imunitar të lindur i cili stimulon inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës”, shtoi ai.
“Kjo mund të na dërgojë në simptoma të prediabetit dhe përfundimisht të diabetit të tipit 2”, vazhdoi ai. “Megjithatë, studimet tregojnë se ushtrimet mund të përmisojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës nëse bëhen në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ndodh sepse, gjatë ushtrimit aerobik, muskujt rrisin marrjen e tyre të glukozës deri në pesëdhjetë herë. Ky efekt mund të vazhdojë deri në 24 orë ose më shumë pas ushtrimeve. Kjo tregon se stërvitja është e domosdoshme për rregullimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, e cila mund të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm”.
Shkencëtarët thonë se vetëm 20 minuta ushtrime në ditë mund të ndihmojnë shumë në humbjen e peshës dhe në mbajtjen e trupit në formë.
Nëse keni një qëllim për humbjen e peshës në mendje ose thjesht dëshironi të jetoni një mënyrë jetese më të shëndetshme, zgjidhni që ushtrimet të jenë një përparësi për t’ju mbajtur në formë të mirë dhe për të shkuar drejt një stili jetese më të mirë./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...