Ne hamë ushqim që përmban sheqer çdo ditë. Sidoqoftë, a e dini se ushqimi që përmban sheqer e shkatërron trurin?
Hulumtimi mbi minjtë ka treguar rezultate të frikshme. Minjtë e ushqyer me sheqer ishin më pak të aftë të kontrollonin sjelljen e tyre, transmeton portal arbresh.info
Kjo do të thotë që ajo që hamë mund të ndikojë në aftësinë tonë për t’i rezistuar tundimit dhe mund të jetë një shpjegim pse ndryshimet dietike janë kaq të vështira për njerëzit.
Një studim i kohëve të fundit tregoi se njerëzit që konsumojnë rregullisht ushqime me përqindje të lartë të sheqerit kanë dëshirë për këto ushqime, edhe nëse ata janë të ngopur. Sa më shumë ta hani, aq më shumë do ta dëshironi dhe do të dëmtoni shëndetin tuaj.
Për shkak të këtij rreziku, Organizata Botërore e Shëndetit këshillon që të kufizojmë marrjen e sheqerit në pesë përqind të marrjes sonë ditore të kalorive, që është maksimumi gjashtë lugë. I rrituri mesatar konsumon rreth 85 gram (20 lugë çaji në ditë), kështu që ky është një ndryshim i madh në dietë për shumicën.
Duke ndryshuar dietën tuaj, ju mund të ndikoni në këtë problem. Kështu që zvogëloni konsumimin e sheqerit nga sot dhe kurseni trurin./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...