Vaktet e mëngjesit me sheqer të shtuar mund të shkaktojnë plakje të parakohshme dhe të sjellin probleme tjera shëndetësore.
Ndërsa plakemi, trupi kalon nëpër shumë ndryshime. Për shembull, ndërsa enët e gjakut dhe arteriet tuaja ngurtësohen, kockat tuaja bëhen më të dobëta dhe muskujt tuaj humbasin fleksibilitetin e tyre natyror, shëndeti juaj i zemrës do të bjerë, transmeton portal arbresh.info
Çdo vit që kalon, mund të vëreni ndryshime të rëndësishme në tretjen dhe metabolizmin tuaj.
Edhe pse këto ndryshime janë të pashmangshme, ju mund të ngadalësoni procesin e plakjes duke bërë disa ndryshime dietike.
Sipas Courtney D’Angelo, MS, RD, autore në GoWellness, drithërat me sheqer janë ushqimi më i keq që mund të konsumohen në mëngjes.
Drithërat janë një nga pjatat më të shpejta, më të lira dhe më të thjeshta që shumica e njerëzve i hanë në mëngjës.
Fatkeqësisht, D’Angelo këshillon që ky vakt zakonisht përmban përbërës që përshpejtojnë plakjen, si sheqerna të shtuar dhe miell të rafinuar. Ekzistojnë prova të rëndësishme që sheqeri i tepërt i shtuar në dietë e çon trupin në zhvillimin e produkteve përfundimtare të avancuara të glikacionit (AGEs), të cilat janë lidhur me plakjen e lëkurës.
Sheqernat e shtuar ndikojnë edhe në shtimin e peshës, inflamacionin kronik dhe dobësojnë shëndetin e zorrëve dhe të gjitha këto bashkë përshpejtojnë plakjen.
Në vend që të hani drithëra me sheqer në mëngjes, D’Angelo sugjeron të shtoni disa ushqime anti-inflamatore në dietën tuaj.
Në mëngjes sugjerohet që të konsumohen fruta, kos me fara të lirit dhe vezë për shkak të proteinave që përmbajnë./arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...