Në studimin e fundit të kryer nga Universiteti Sorbonne në Paris, në të cilin janë përfshirë rreth 45 mijë njerëz të moshave të ndryshme, është gjetur se konsumimi i shpeshtë dhe në sasi të madhe i hamburgerëve, picave, biskotave dhe tortave mund të ju shkatërrojë jetën.
Vdekjet që lidhen me sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjet tjera janë të lidhura ngushtë me ushqimin që konsumojmë, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Në këtë listë të ushqimeve problematike hyjnë edhe patatet e skuqura, buka e bardhë, fast food, salcicet, drithërat e ëmbëla dhe pijet e gazuara.
Studimi ka gjetur se këto ushqime konsumohen në masë të konsiderueshme nga një pjesë e mirë e europianëve.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se këto lloj ushqimësh janë të pasura me yndyrn, të dobëta në fibra dhe shkaktojnë presionin e lartë të gjakut dhe kancerin.
Gjithashtu edhe sheqeri artificial, i cili është i pranishëm në ushqimet e shpejta rrit rrezikun e diabetit 2 dhe çrregullimeve të tjera metabolike që janë shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...