Brussels sprouts janë perim që vijnë nga familja e lakrës dhe zakonisht preferohen për shkak të vlerave ushqyese që përmbajnë.
Sipas një studimi të fundit është gjetur se ky lloj perimi mund të parandalojë sëmundjen e Alzhaimerit, shkruan DM, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët kanë zhvilluar një ilaç me ‘potencial shumë të mirë’ për ndalimin e ndarjes së nervave dhe qelizave të trurit që mund të çojnë në sëmundje.
Këtij ilaçi i është shtuar vitaminë A,e cila gjendet në perime si lakra dhe karrota.
Kur të ndahen nga trupi, vitamina A kthehet në një kimik të quajtur acid retinoik, i cili është vendimtar për zhvillimin e sistemit nervor. Ekspertët shpresojnë se ato janë një hap më afër trajtimit të sëmundjes së Alzheimerit, Parkinsonit dhe neuronit motorik, gjithnjë duke zhvilluar në mënyrë sintetike vitaminën A.
Hulumtuesit në universitetet e Aberdeen dhe Durham kanë raportuar përparimin e tyre në projektin e vazhdueshëm kërkimor.
“Ne po ecim përpara me një terapi të re që mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit me sëmundjen Alzheimer”, tha autori kryesor Peter McCaffery, i cili hulumton vitaminën A në universitetin Aberdeen.
Ai ka shtuar se puna është në një fazë të hershme, por ka theksuar se besojnë te një zhvillim pozitiv që mund të ketë ky lloj medikamenti.
“Ne kemi qenë në thelb duke u përpjekur për të krijuar një version masivisht të përforcuar të asaj që vitamina A tashmë e bën për trupin”, ka shtuar ai.
Rezultati i studimit pritet të dalë me një përfundim gjatë fundit të këtij viti./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës