Studimi ka përfshirë 62 pacientë, shkruan revista “Lancet”, sipas së cilës bari ka ndaluar përparimin e sëmundjes.
Ekipi i kolegjit universitar në Londër është “i alarmuar”, por thotë se përdorimet afatgjate janë të paqarta.
“Nuk ka dyshim se bari më i domosdoshëm për sëmundjen e Parkinsonit është ai që ngadalëson përparimin e sëmundjes”, ka thënë njëri nga hulumtuesit, profesori Tom Foltinaj.
Te sëmundja e Parkinsonit, truri dëmtohet gjithnjë e më shumë dhe humb qelizat, të cilat prodhojnë hormonin dopamine. Kjo shkakton vështirësi në lëvizje dhe probleme me të mbajturit mend.
Gjatë studimit, gjysmës së pacientëve u është dhënë bari kundër diabetit “Eksenatid”, ndërsa gjysmës tjetër “Placebo”. Të gjithë pacientët vazhduan të marrin barnat që kishin marrë më herët.
Ashtu sikurse pritej, ata që morën terapinë e pazakonshme treguan shenja përkeqësimi, ndërsa ata që morën “Eksenatid” ishin në gjendje stabile.
Madje, edhe tre muaj pas periudhës eksperimentale ata të cilët morën këtë bar edhe më tej ishin në gjendje të mirë për dallim prej atyre të cilët nuk e kishin marrë.
Profesori Foltinaj thotë se ky është studimi i parë klinik me pacientë të prekur nga Parkinson tek të cilët është arritur përparim në këto përmasa./Arbresh.info/