Të gjithë do t’jua kenë lakmi për ngjyrën e trupit që do ta merrni nga rrezitja, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinën tuaj!
Vetëm pas dy ditëve do të vëreni nxirje të lehtë, transmeton Telegrafi.
Bashkë me nxirjen e shpejtë, përparësia e këtij zbutësi është që lëkura mund t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer.
Po ju sjellim recetën më të thjeshtë për vajin për rrezitje të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!
Ky vaj natyral në të vërtetë është zbutës për rrezitje, sepse bëhet në atë mënyrë që në vaj ulliri shtohen bimët.
Për përgatitje ju nevojiten:
– 3 dl vaj ulliri,
– 2 karota,
– 6 –7 arra të reja
Merrni një kavanoz dhe në qitni karotën e bluar, grini arrat dhe qitni vajin e ullirit. Mbylleni mirë dhe lëreni ashtu të qëndrojë në diell së paku katër javë (më së miri do të ishte 40 ditë). Herë pas here përzieni përmbajtjen.
Kur të kalojë koha e “rrezitjes” së vajit, kullojeni dhe vajin e përftuar qiteni në një shishe të vogël.
Duke pasur parasysh që ky preparat nuk mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, meqenëse faktori i tij mbrojtës është 2, para se ta përdorni vajin, mbrojuni me kremin me faktor dhe pas gjysmë ore përdoreni vajin.
Pas dy ditësh do të vëreni nxirje të lehtë. Bashkë me nxirjen, përparësia e këtij preparati është edhe ajo që lëkura do t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...