Thjerrëzat janë të pasura me fibra, proteina, zink, hekur, kalium, folate dhe vitamina B. Në fakt, vetëm ¾ e një filxhani me thjerrëza sigurojnë 12 gram fibra dhe 13 gram proteina.
Thjerrëzat vijnë në shumë varietete nga ato të të gjelbrat e errët, deri te lloji i vogël i kuq ! Këta të fundit janë prefektë për supa, ndërsa ato të gjelbrat janë më të përshtatshme për sallatë, transmeton shekulli.
Përfitimet shëndetësore të thjerrëzave:
Menaxhimi i diabetit
Thjerrëzat i përkasin familjes së fasules, të njohura për vlerat e tyre ushqyese. Fibrat dietike ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ngadalësojnë shkallën në të cilën ushqimi absorbohet nga gjaku, duke ruajtur vazhdimisht nivelin tuaj të sheqerit.
Aparati tretjes
Niveli i lartë i fibrave bën që këto kokrra të thithin ujin në traktin tuaj të tretjes, duke “gllabëruar” dhe duke eliminuar mbeturina jashtë traktit të tretjes. Kjo i bën thjerrëzat një ushqim i mirë kundër fryrjes, kapsllëkut, zorrëve të irrituara etj.
Shëndeti i zemrës
Disa studime kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me fibra si thjerrëzat, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, thjerrëzat janë një burim i madh i magnezit dhe folateve, të cilat janë kontribuuese të mëdha në shëndetin e zemrës.
Parandalon kancerin
Seleni i cili gjendet tek thjerrëzat ndihmon në parandalimin e inflamacionit, duke përmirësuar përgjigjen imune ndaj infeksioneve dhe duke zvogëluar normat e rritjes së tumorit, duke stimuluar prodhimin e qelizave që shkatërrojnë qelizat e këqija. Gjithashtu ky mineral ndihmon në detoksifikimin e disa komponimeve që shkaktojnë kancer në trupin tuaj.
Të pasura me hekur
Thjerrëzat rekomandohet sidomos për gratë gjatë ciklit menstrual, të cilat janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit. Mund të jenë një zëvendësuese e mirë e mishit, pasi thjerrëzat janë një burim i mirë proteinash dhe nuk janë të pasura me kalori dhe yndyra. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit.
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren