Ky është ndikimi i kafesë në mbrëmje

21:43 | 15 Prill 2020
A. B.

Për njerëzit që pinë kafe çdo ditë është e vështirë të besojnë se kafja nëse pihet në pasditë ose në darkë krijon probleme me gjumin. Shumë të tjerë besojnë se konsumi i një kafeje në mbrëmje ndikon në cilësinë e gjumit. Por sa në të vërtetë qëndron kjo?

Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas, u monitoruan një grup i madh personash për plot gjashtë muaj. Këta persona u kontrolluan se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë kishin konsumuar. Më pas u krahasuan rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.

Studimi tregoi se alkooli dhe nikotina arrijnë të çrregullojnë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka asnjë lloj efekti, shkruan shëndeti.com.al. Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje, kafeinës dhe nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme