Sipas hulumtimeve, nëse përdoret në mënyrë të drejtë, aloe vera mund të ulë dukshëm nivelin e glukozës në gjak dhe trup.
Diabeti konsiderohet një ndër sëmundjet më të shpeshta (fatale) auto-imune. Mirëpo është mirë e njohur që stërvitja e rregulltë, balancimi i mirë i ushqimit dhe mënyra e shëndetshme e jetesës mund të na ndihmojnë pa masë në pengimin e sëmundjes ose së paku në orientim të efektshëm.
Edhe pse stili i jetës dhe stërvitjet e rregullta varen nga orari i punës dhe qëndrueshmëria fizike, ushqimi i shëndetshëm tërësisht varet nga ju dhe në këtë rast rëndësi ka aloe vera.
Në vazhdim po ju japim disa fakte të rëndësishme të cilat i kanë zbuluar disa hulumtime:
Aloe vera është një ndër artikujt më të efektshëm që mund të na ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.
Konsumimi i rregullt i lëngut të freskët të aloe verës është shumë i dobishëm për stabilizimin e sasisë së glukozës në qarkullim të gjakut.
Aftësia hipoglikemike e aloe verës mund të tregohet njësoj e dobishme për të gjithë pacientët me sëmundje të sheqerit.
Nëse merren dy doza lëngu aloe vera (kurdo qoftë midis 5ml dhe 15ml) çdo ditë, niveli i sheqerit në gjak do të ulet dukshëm.
Përse është mirë të përdorim aloe verën për diabetin?
Tani, t’i kthehemi arsyeve përse aloe vera konsiderohet si tretman natyral për diabetin dhe përse do të duhej ta përdornim atë:
Si vepron aloe vera në dietën e diabetit?
Siç është thënë edhe më parë, aloe vera mund të bëjë çudira për të sëmurët nga diabeti bashkë me ushqimin e shëndetshëm dhe të balancuar.
Është me rëndësi që të përdorni xhel të aloe verës së freskët apo lëngun vetëm në vend të atyre të përpunuara. Kjo do t’ju ndihmojë të keni dobinë maksimale.
Në fillim, në muaj merrni vetëm 1 lugë aloe vera në ditë. Mirëpo shtoni sasinë deri në 3 lugë çaji në ditë. Nëse shija e hidhur e ushqimit nuk i përshtatet qiellzës suaj, thjesht shtoni një sasi shumë të vogël mjalti apo çfarëdo ëmbëlsuesi tjetër natyral para se ta konsumoni./TS/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”