Jo të gjithë kanë fatin të kenë një bel të hollë. Megjithatë, jo gjithmonë është faji i fatit që edhe ju të bëni pjesë në listën e personave që lavdërohen për belin e tyre.
Një studim i fundit ka zbuluar se një ushtrim është sidomos adapt në djegien e dhjamit në bark. Dhjami në bark është jo vetëm i bezdisshëm por edhe i rrezikshëm, duke qenë se rrethon disa organe jetësore.
Por, cili është ai ushtrim i provuar shkencërisht që mund të ndihmojë në djegien e dhjamit? Në një studim të publikuar tek Journal of Sports Medicine and Physical Fitness, shkencëtarët hulumtuan se si lloje të ndryshme trajnimi ndihmojnë për t’u dobësuar në pjesën abdominal. Gjatë studimit, pjesëmarrësit kryenin stërvitje 4 herë në javë, duke ndjekur ushtrime të ndryshme. Pjesëmarrësit tek njëri grup kryen 4 ushtrime kardio konstante, ndërsa tek grupi tjetër ata kryen 2 ushtrime konstante dhe dy të tjera me intensitet të lartë.
Rezultoi që ushtrimi me interval dhe intensitet të lartë është ai që ju duhet për t’u dobësuar: Grupi që ndoqi këtë ushtrim jo vetëm që humbi peshë, por edhe më shumë centimetra nga beli.
Shkencëtarët thonë se fakti që ushtrimet me intensitet të lartë janë të shkurtra dhe intence, duke i dhënë mundësi trupit që të kalojë limitet, mund të jetë edhe arsyeja përse ato ndihmojnë për të eliminuar dhjamin në bark.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...