Lajmi i keq për ata që pëlqejnë luleshtrydhet: fruti juaj i preferuar përmban nivelet më të larta të pesticideve se çdo produkt tjetër ushqimor.
Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (Environmental Ëorking Group-EËG). Të dhënat e grupit të analizuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës tregojnë se afro 98% e mostrave të spinaqit, nektarinës, qershive dhe mollëve kanë në përmbajtje vetëm 1 pesticid, ndërsa një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh. Pesticidet mbeten tek frutat dhe perimet edhe pas larjes së tyre, madje, në disa raste, edhe pasi u hiqet lëkura. Luleshtrydhet kanë kryesuar gjithashtu listën “Dirty Dozen” të prodhimeve bimore me më shumë pesticide për vitin 2018.
Ja lista “Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:
1. Luleshtrydhet
2. Spinaqi
3. Nektarina
4. Molla
5. Rrushi
6. Pjeshka
7. Qershitë
8. Dardha
9. Domatet
10. Selinoja
11. Patatet
12. Specat
Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:
• Avokado
• Misri
• Ananasi
• Lakra
• Qepa
• Bizelet e ngrira
• Papaja
• Shpargu
• Mango
• Panxhari
• Pjepri
• Kivi
• Pjepri melandë
• Lulelakra
• Brokoli
Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet./living.al
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde