Përfitimet shëndetësore të djathit
I butë, me një shije të mrekullueshme, pak i kripur dhe mund ta keni në çdo pjatë e sërish nuk do t’ju mërzitej. Nëse ndonjëherë keni provuar ushqim grek, mesdhetar ose të Lindjes së Mesme, atëherë e dini se sa mund ta ndryshojë pjatën djathi Feta. Por, ajo që ju nuk dini është se ai është cilësuar si djathi më i shëndetshëm në botë.
Nëse ai është bërë nga qumështi i dhenve ose ai organik ka vlera të pamohueshme ushqyese. Ai është një burim i madh i proteinave, vitaminës B12, kalciumit dhe fosforit. Përtej përmbajtjes së lartë të vlerave ushqyese, ai ka përfitime të shumta shëndetësore.
I përshtatshëm për njerëzit që nuk mund të tresin qumështin e lopës. Falë djathit Feta, nuk keni pse të hiqni dorë prej ngrënies së djathit.
Kombinim i histidinës dhe vitaminës B6. Histidina është një amino acid thelbësor (sidomos për fëmijët), që do të thotë që trupat tanë nuk e prodhojnë atë dhe ne duhet ta marrim atë përmes dietave tona. Vitamina B6 është thelbësore për konvertimin e ushqimit në energji, metabolizimin e yndyrave dhe proteinave dhe është një lëndë ushqyese kryesore për shëndetin e syve, flokëve, lëkurës dhe mëlçisë. Kur kombinoni histidinën me vitaminën B6, ato krijojnë histaminë, të cilat janë pjesë e reagimit inflamator të qelizave të trupit tuaj si një reagim ndaj plagëve dhe sëmundjeve.
Përmbajtja e lartë e proteinës. Çdo qelizë në trupin tuaj përmban proteina. Ne kemi nevojë për proteina për të riparuar qelizat dhe për t’i bërë ato të reja dhe për funksionimin e duhur të imunitetit. Ata funksionojnë si enzima, antitrupa, struktura dhe mbështetje. Shkurtimisht, nuk do të ekzistonim pa proteina.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...