Disa nëna vuajnë shumë nga depresioni pas lindjes.
Disa nëna nuk arrijnë që të mposhtin depresionin pas lindjes dhe është shumë e rëndësishme që të mësohet më shumë rreth kësaj gjendje, transmeton portali arbresh.info
Depresioni pas lindjes është një çrregullim mendor që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës, dhe sipas disa studimeve, deri në 80 përqind e grave përjetojnë depresion, në një formë më të butë ose më të fortë. Ky lloj depresioni karakterizohet nga ndjenja të forta të trishtimit, pafuqisë dhe pashpresës.
Shpesh këto ndjenja, të cilat nëna nuk i pret dhe nuk mund t’i kuptojë ose pranojë, shoqërohen me ndjenja faji, turpi dhe madje edhe vetë-përbuzjeje.
Shtatzënia dhe lindja e fëmijës, çojnë në ndryshime të konsiderueshme hormonale tek nëna, dhe lodhja akute shkakton konfuzion.
Kur bëhet fjalë për problemet emocionale, duhet dalluar midis trishtimit pas lindjes dhe depresionit pas lindjes.
Trishtimi pas lindjes është një gjendje ankthi, trishtimi, lodhje, ndjenjë e humbjes së kontrollit mbi emocionet. Kjo gjendje ndodh në një numër të madh të nënave, deri në 80 përqind, por është kalimtare dhe simptomat kalojnë spontanisht.
Depresioni pas lindjes zgjat më shumë, simptomat janë më intensive dhe kërkojnë ndihmë profesionale. Karakterizohet nga probleme të gjumit, ndryshime humori, oreks, trishtim i fortë, pashpresë, boshllëk, të qara të shpeshta, dyshime të përqendruara në vetvete, shqetësim të tepruar dhe madje edhe mendime vetëvrasëse. Është e rëndësishme që të dihet se depresioni pas lindjes u ndodh shumë grave, transmeton portal arbresh.info
Nëse simptomat e depresionit zgjasin më shumë se dy javë, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale dhe të konsultoheni me një psikolog, psikiatër ose psikoterapist. Ndonjëherë një këshillim i shkurtër psikologjik është i mjaftueshëm, ndonjëherë është e nevojshme të merrni ilaçe të përshkruara. Përveç ndihmës profesionale, kontakti dhe mbështetja nga anëtarët e familjes dhe miqtë është e rëndësishme./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend