Njerëzit mund ta përhapin koronavirusin më shumë, përpara se të shfaqin simptoma. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i botuar të mërkurën.
Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Medicine, i shtohet një numri të madh të zërave që thonë se personat në dukje të shëndetshëm, janë ata që e përhapin më shumë virusin.
‘Ne kemi vërejtur ngarkesë më të lartë virale në mostrat që janë marrë tek personat që kanë qenë në kohën e shfaqjes së simptomave dhe kemi konstatuar se infektiviteti arriti kulmin para fillimit të simptomave’, thonë studiuesit.
Ata zbuluan se njerëzit kanë më shumë aftësi që të infektojnë të tjerët dy deri në tre ditë para se të shfaqen simptomat. Sasia e virusit të përhapur, megjithatë, dukej se binte pasi njerëzit fillonin të ndiheshin të sëmurë.
Studiuesit paralajmëruan gjithashtu se duke qenë se njerëzit mund ta përhapin virusin përpara se të shfaqin simptoma, ndërhyrjet e shëndetit publik,siç është gjurmimi i kontaktit, do të duhet të rregullohen.
Ky studim është në përputhje me gjetjet e tjera, të cilat sugjerojnë se njerëzit që nuk ndjehen të sëmurë, në fakt po kontribuojnë në përhapjen e virusit./kohajone/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...