Artriti urik është një lloj sulmi artritik i nyjave që karakterizohet nga sulmet akute të dhimbjes së fortë dhe të padurueshme, ndjeshmëria, skuqja, nxehtësia dhe ënjtja e disa nyjave.
Në disa raste kafeja ndihmon, ndërsa në disa nuk ndihmon. Në Fakultetin e Mjekësisë në Boston kanë zbuluar që kafeina e tepërt mund të nxisë sulme të tilla.
“Me rritjen e numrit të pijeve me kafeinë, rriten edhe gjasat e sulmeve periodike të tilla artritike të nyjave”, kanë konkluduar hulumtuesit nga Universiteti i Bostonit.
Katër pije me kafeinë të konsumuara brenda 24 orëve janë të lidhura me rritje 80 për qind të rrezikut nga sulmi i tillë, në krahasim me pijet pa kafeinë.
Në anën tjetër, tek personat që vuajnë nga artriti urik dhe të cilët pinë dy apo më shumë pije me kafeinë në ditë, pijet e këtilla nuk e rrisin rrezikun nga sulmi.
Artriti urik është një pezmatimi i nyjave (artritit) i shkaktuar me krijimin e kristaleve të acidit të urinës në nyje. Ndezjen e shkaktojnë depozitat e kristaleve në zonën në mes eshtrave dhe nyjave.
Sulmet e dhimbshme mund të shfaqen në çfarëdo moshe, ndërsa janë 20 herë më të shpeshta tek meshkujt sesa te femrat. Megjithatë, numri i femrave të cilat preken nga ky lloj artriti rritet në menopauzë.
Ka qenë e njohur edhe si “sëmundje e mbretërve” për shkak të lidhjes së këtij artriti dhe ushqimit të tepërt e të begatshëm me delikatesa të mishit dhe pijeve alkoolike.
Ekspertët theksojnë se si ky studim nuk dëshmon shkakun dhe pasojën, por vetëm që ekziston lidhje në mes pijeve me kafeinë dhe sulmit të artritit urik.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...