Kush do të jetoj më gjatë: mishngrënësit apo vegjetarianët?

10:34 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Aftësia jonë për të jetuar një jetë të gjatë është e ndikuar nga një kombinim i gjeneve tona dhe mjedisit tonë.

Në studimet që përfshijnë binjakët identik, shkencëtarët kanë vlerësuar se hiç më shumë se 30 për qind e këtij ndikimi në aftësinë për të jetuar gjatë vjen nga gjenet tona, që do të thotë se grupi më i madh i faktorëve që kontrollojnë se sa kohë një person jeton është mjedisi i tyre.

Nga shumë faktorë mjedisor të mundshëm, pak janë studiuar tërësisht apo debatuar siç është bërë me dietën tonë. Kufizimi në kalori, për shembull, është një fushë që është duke u hetuar. Deri më tani, studimet duket se kanë treguar se kufizimi i kalorive mund të rrisë jetëgjatësinë, të paktën në krijesa të vogla. Por, ajo që vlen për minjtë jo domosdoshmërisht vlen edhe për njerëzit.

Ajo që ne hamë – në krahasim me sa hamë – është gjithashtu një temë e nxehtë për të studiuar dhe konsumi i mishit është vënë shpesh në studim.

Një prej tyre i cili ka mbajtur nën vezhgim 100.000 amerikanë për pesë vjet ka gjetur se ata që nuk hanë mishin kishin më pak të ngjarë të vdesin – nga çfarëdo shkaku – gjatë periudhës së studimit në krahasim me mishngrënësit.

Ky efekt është veçanërisht i dukshëm tek meshkujt. Disa meta-analiza, të cilat kombinojnë dhe ri-analizojnë të dhënat nga disa studime kanë treguar se një dietë me më pak mish është i lidhur me jetëgjatësi më të madhe dhe se sa më gjatë një person qëndron në një dietë pa mish, aq më i madh është përfitimi.

Megjithatë, jo të gjitha studimet janë dakord. Disa tregojnë shumë pak dallim ose aspak dallim në jetëgjatësi në mes të atyre që hanë mishin dhe atyre që nuk hanë mish.

Ajo që është e qartë është dëshmia se dietat pa misi mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të probleme shëndetësore të tilla si diabeti të tipit 2, tension i lartë madje edhe kancer. Ka disa prova për të sugjeruar se dietat vegane ka mundësi të ofrojë mbrojtje shtesë ndaj një diete standarde vegjetariane. Këto rezultate janë shumë më të lehta për të interpretuar nëse kemi të bëjme me diagnostifikim të një problemi shëndetësor sesa nëse flasim për shkaqet e vdekjes.

A mund të themi me besim se duke iu shmangur mishit do të rritet jetëgjatësia tuaj? Përgjigja është e thjeshtë: ende jo.

Gjëja e parë që është e dukshëm e qartë është se, në krahasim me shumicën e krijesave të tjera, njerëzit jetojnë për një kohë shumë të gjatë. Kjo e bën shumë të vështirë për të kryer studime të cilat vlerësojnë efektin e çfarëdo lloj gjëje në një jetë e gjatë (ju do të keni vështirësi të gjeni një shkencëtar të gatshëm për të pritur 90 vjet që një studim të përfundojë).

Në vend të kësaj shkencëtarët ose marrin shënime nga të dhënat ekzistuese të shëndetit ose rekrutojnë vullnetarë për studime me afate të shkurtra kohore, masin normat e vdekjes dhe në kërkim për të parë se cili grup, mesatarisht, kishte më së shumti gjasa të vdesin të parët. Nga këto të dhëna, kërkimet janë bërë rreth efektit të disa aktiviteteve në jetëgjatësi, duke përfshirë edhe shmangien e mishit.

Por me këtë qasje ka probleme . Së pari, duke gjetur një lidhje midis dy gjërave – të tilla si ngrënia e mishit dhe vdekja e hershme – nuk do të thotë patjetër që njëra ka shkaktuar tjetrën. Me fjalë të tjera: korrelacioni nuk është i barabartë me shkakësinë. Mund të duket se të qenurit vegjetarian dhe të jetosh gjatë kanë lidhje mes vete, por një tjetër variabël mund të shpjegojë lidhjen.

Shembull, mund të jetë se VEGJETARIANËT ushtrojnë më shumë, pijnë duhan më pak dhe pinë më pak alkool sesa ata që hanë mish.

Studimet e të ushqyerit mbështeten gjithashshtu tek vullnetarët duke regjistruar me saktësi dhe vërtetësi sasinë e ushqimit të ngrënë. Por kjo nuk mund të merret si diçka e mirëqenë. Studimet kanë treguar se njerëzit kanë tendencë të raportojnë më pak kalori të marra dhe se kanë konsumuar më shumë ushqim të shëndetshëm sesa kanë konsumuar në të vërtetë.

Në fakt pa kontrolluar dietën e grupeve të njerëzve dhe pa matur kohën se sa ata jetojnë, është e vështirë që të kemi besim absolut në zbulimet e deritanishme.

A duhet të shmanget mishi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme? Çelësi për plakje të shëndetshme me siguri se do të jetë i mbështetur në kontrollin e mjedisit tonë, duke përfshirë edhe atë që ne hamë. Nga provat në dispozicion është e mundur që një dietë pa mish mund të kontribuojë në jetëgjatësi, dhe duke shmangur mishin në dietën tuaj sigurisht që mund të rrisë shanset tuaj për të shmangur sëmundje derisa ju arrini moshën e pleqërisë.

Por ka sigurisht edhe dëshmi për të sugjeruar se një dietë pa mish në të vërtetë mund të ketë efektin e dëshiruar vetëm me shmangien e disa rreziqeve të qarta për jetëgjatësi, duke përfshirë pirjen e duhanit.

Artikulli origjinal u botua tek The Conversation.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme