Bergamoti eshte frut citrus me aromë të këndshme. Vaji i bergamotit është vaj esencial i përgatitur nga fruti bergamot dhe përmban aromë jashtëzakonisht të këndshme. Përveç aromës vaji bergamot është një mrekulli e vërtetë për shëndetin.
Hulumtimet për efektet pozitive të vajit të bergamot janë në vazhdim e sipër .Sipas hulumtimeve një prej efekteve më të fuqishme të vajit bergamot është efekti i tij kundër stresit dhe ankthit.
Gjatë periudhave stresuese hudhja e 2-3 pikave vaj bergamot në ambientin ku qëndroni, në vendin e punës apo shtëpi dukshëm redukton stresin dhe ndjenjën e frikes. Po ashtu vaji bergamot ka efekt pozitiv për persona të cilët vuajnë nga depresioni, aplikimi i tij krijon një ndjenjë freskie dhe përmirëson disponimin. Vaji bergamot shquhet për efektin antibiotik, antibakterial, anti septik dhe ka efekt mbrojtës nga infeksionet.
Aplikimi i vajit bergamot përmirëson qarkullimin e gjakut. Vaji bergamot përmban efekte anlagjetike dhe ndihmon dhimbjet e kokës, muskujve dhe dhimbjeve të tjera.Vaji bergamot është një ndër vajrat më të efektshëm për sistemin tretës.Vaji bergamot rekomandohet për një lëkurë të pastër sidomos për persona të cilët vuajnë nga aknet.
Një prej efekteve më të fuqishme të vajit bergamot është se krijon relaksim dhe lufton në mënyrë efikase stresin dhe frikën.
Për të përfituar nga të mirat e vajit bergamot sigurohuni të zgjidhni llojin sa më të shëndetshëm dhe sa më organik. Vaji bergamot është një vaj mjaft kreativ dhe mund të përdoret në disa mënyra:
-Direkt në lëkurë
-Disa pika në çaj
-Në formë të spreit për lëkurë
Vaji bergamot duhet gjithsesi të ruhet në enë të errëta dhe në vend të errët. Është shumë me rëndësi që vajin e bergamotit mos ta lini të ekspozuar në vend ku bie dielli, po ashtu pas aplikimit të tij në lëkurë qëndroni larg ekspozimit në diell, deri sa vaji të absorbohet tërësisht. Kjo pasi vaji bergamot përmban një komponent të quajtur bergapten i cili shndërrohet në substancë toksike nëse lihet të qëndrojë në diell.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...