Google ADS

Kur sytë s’kanë të njëjtin drejtim, ja me cilën lojë kurohen

07:06 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Mjekët kanadezë thonë se kanë gjetur një mënyrë krijuese për të trajtuar syrin ‘dembel’, duke luajtur lojën Tetris.

Është vlerësuar se një në 50 fëmijë ka ‘sy dembel’, i njohur në gjuhën mjekësore si amblyopia.

Kjo ndodh kur vizioni i njërit sy nuk zhvillohet si duhet, dhe është e shoqëruar shpesh kur sytë nuk duken në të njëjtin drejtim.

Pa trajtim ajo mund të çojë në një humbje të përhershme të vizionit në syrin e dobët, e cila është arsyeja pse mjekët përpiqen për të ndërhyrë që në fillim të shfaqjes së sëmundjes.

Në një studim, është parë se syri i dobët, ka punuar më mirë se tjetri duke mbuluar me diçka syrin që punon mirë për të ndihmuar të dobëtin të punojë më fortë.

Normalisht, trajtimi është për të mbuluar syrin e fortë me një copë në mënyrë që fëmija është i detyruar që të përdori syrin e tij dembel.

Ekipi i Universitetit McGill ka zbuluar gjithashtu se se bërja e ‘puzzle’ mund të trajnojë të dy sytë për të punuar së bashku.

Studiuesit tani duan për të provuar nëse ajo do të jetë një mënyrë e mirë për të trajtuar fëmijët me të njëjtën gjendje. Studimet në Mbretërinë e Bashkuar janë tashmë në proces.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme