Në të shumtën e kohës, sekreti vaginal është i pranishëm në sasi më të madhe ose më të vogël tek femrat, duke ndryshuar dendësia dhe ngjyra e saj.
Duke njohur trupin tuaj, ndryshimin e ciklit dhe reagimet ndaj stresit dhe eksitimit, ju mësoni t’i njihni dhe kuptoni ndryshimet intime.
Sekreti juaj mund të rritet në periudhën e ovulacionit duke u trashur sikur e bardha e vezës, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe para periudhës së ciklit menstrual.
Por, ky sekrecion është mëse normal dhe nuk ka nevojë për shqetësim.
Duhet të dini se sekreti vaginal ka vlerë të lartë të Ph (që është 4), dhe kjo nënkupton se është shumë acidike dhe se bakteriet në një mjedis të tillë nuk mund të mbijetojnë.
Megjithatë, kur ndryshon aciditeti, vjen deri te krijimi i mikroorganizmave, dhe për t’u mbrojtur nga ato, trupi rrit sasinë e sekrecionit.
Pasi që akoma nuk ka vlerë normale të Ph-së, mikroorganizmat vazhdojnë të shumohen dhe ju vëreni ndryshime që kërkojnë të ndërmerrni disa veprime.
Sekrecioni i çrregulluar mund të jetë arsye e ndonjë infeksioni, por kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për ndonjë sëmundje.
Ka shumë gjasa që kjo të jetë shenjë e rënies së imunitetit nga terapitë me antibiotikë nëqoftëse keni qenë i sëmurë, apo keni ndonjë zhvillim të Kandidës, infeksion fungal që shumë shpejt depërton deri në vaginë.
Në këtë rast, do të vëreni sekret të bardhë dhe të trashë si djath dhe do të ndjeni ndjesi kruarje apo shpimi me gjilpërë rreth hyrjes së vaginës.
Kandida mund të jetë shumë këmbëngulëse, dhe nëse keni partner, është e nevojshme që të aplikohet terapi.
Ndoshta mund të dini se ekzistojnë gjashtë grupe të sekrecioneve dhe se dy grupet e para bëjnë pjesë në kategorinë normale të sekrecionit.
Dallimi mes grupit të parë dhe të dytë është në sasinë e bakterieve negative dhe pozitive, ndërsa në grupin e dytë ka më shumë dhe është karakteristike në grup moshën e pubertetit dhe gratë më të vjetra.
Grupi i tretë është i zakonshëm tek gratë seksualisht aktive dhe sekrecioni është mjaft i zakonshëm tek ky lloj – paraqet sekrecion të rritur që mund të ju shqetësojë, djegë si dhe të ketë ngjyrë të ndryshme dhe trajtimi për këtë është i domosdoshëm, ndërsa shkaktarë për këtë janë bakteriet dhe funget.
Grupi i katërt i bakterieve shkakton Gonokok-un, shkaktar i gonoresë, por në kohët moderne kjo është një sëmundje më pak e zakonshme.
Grupi i pestë shkakton llojin e parazitëve si Trichomonas vaginalis dhe grupi i gjashtë shkakton Kandida albicans.
Shkallëzimi i sekrecionit në grupe nuk tregon peshën e infeksionit – grupi i gjashtë është mjaft i përhapur, dhe nuk është e thënë të bartet përmes kontaktit seksual.
Shkaqet e infeksioneve vaginale mund të jenë edhe mikroorganizmat që sipas strukturës së tyre mund të gjendet në mes viruesëve dhe bakterieve (klamidia, mykoplazma, ureaplazma), virusëve siç janë cytomegalovirus, papillomavirus dhe të tjerë (disa prej të cilëve janë kancerogjene), andaj edhe çdo ndryshim i pakëndshëm i sekretit duhet të ekzaminohet dhe trajtohet.
Në grupin e tretë të sekrecionit (grupi i parë dhe i dytë janë normalë) trajtohen vetëm femrat, ndërsa për grupet tjera është i nevojshëm trajtimi edhe për partnerin.
Çdo femër që e di trupin e saj, menjëherë mund të vërejë sekrecionin e çrregulluar – ai ndryshon ngjyrë dhe erë si dhe shkakton kruarje dhe djegie, madje edhe larja e shpeshtë nuk ndihmon në lehtësim.
Sot ekzistojnë një larmi e madhe e preparateve efektive dhe ju mund të zgjidhni produkte vaginale me bazë natyrore, përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë infeksion të rëndë dhe të rrezikshëm, si në rastin e grupit të pestë, i cili mund të jetë i komplikuar dhe të shkaktojë inflamacion të vezorëve dhe mukozën e mitrës.
Trendi modern i marrëdhënieve të sigurta seksuale apo përdorimi i prezervativëve, sigurisht që kontribuon në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe në aspektin e çrregullimeve të sekretit, përveç mbrojtjes edhe kundër HIV-it dhe shtatzënisë.
Ndërrimi i partnerëve seksual dhe seksi pa mbrojtje rrit rrezikun në të gjitha nivelet.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...