Kur është vërtet e nevojshme lindja me operacion?

13:55 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Lindja natyrale është mënyra ideale për të sjellë në jetë një fëmijë, por ndonjëherë gjatë shtatëzanisë shfaqen disa kushte të cilat e bëjnë gati të pamundur dhe madje jo të sigurt një lindje spontane.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë lindja me mënyrë cezariane duhet të praktikohet vetëm nëse:

• Shfaqen anomali në mënyrën e qëndrimit të fetusit (për shembull nuk është cefalik)

• Paraqiten anomali në plaçentë (për shembull previa)

• Nëna vuan nga sëmundje të rënda fizike apo psikologjike;

• Përmasat e fëmijës janë shumë të mëdha (makrosomia fetale) dhe ndërkohë legeni i nënës paraqet anomali apo nuk konsiderohet në gjendje të përballojë ardhjen në jetë të fëmijës në mënyrë natyrale;

• Nëna vuan nga patologji të lindura uterine apo në zonën e legenit;

• Shtatëzania ka shfaqur tek nëna kushte patologjike që nuk lejojnë lindjen natyrale;

• Nëna vuan nga lezione të shfaqura si pasojë e varicelës apo herpesit, gjendje që mund ta transmetojë tek fëmja gjatë kalimit në kanalin e lindjes;

• Shtatëzania është multiple (binjakë, trinjakë etj). Operacionet e urgjencës bëhen në rast se:

• Paraqitet vuajtje fetale; • Kur vihen re anomali mekanike gjatë lindjes (për shembull koka e fëmijës nuk zbret);

• Vihen re anomali të qafës së mitrës (nuk hapet);

• Shkëputet plaçenta;

• Vihet re gjakderdhje si pasojë e plaçenta previa;

• Gjendje e rëndë e nënës; • Kemi të bëjmë me shkputje të kordonit./pernenat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme