09:25 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info
Pa mbushur 2 vjeç fëmija i parë, nënat e reja duhet t’i përgjigjen pyetjes më bezdisës “ Hë kur do e bësh tjetrin?
Se e do një motër apo një vëlla! Të sjellësh një fëmijë është gati gati një gjendje traumatike për trupin e nënës e cila nuk kalon menjëherë pas lindjes së bebit. Trupi duhet të qetësohet e jo vetëm. Shëndeti fizik dhe emocional i nënës ka gjithashtu rëndësi e sigurisht që nëna kërkon kohën e vet. Përpara se të vini nënat e reja nën këtë presion, apo dhe vetë femrat janë në dilemë se kur trupi është gati për një shtatzëni të sytë lexoni këshillat e mëposhtme.
- Merrni kohën e mjaftueshmë për të rikuperuar. Kjo gjë mund të kërkojë të kalojnë minimum 18-23 muaj. Më shumë kohë për të rikuperuar nevojitet nëse lindja e parë ka ndodhur me operacion çezarian (minimum 2 vjet).
- I lejoni hormonet të normalizohen. Edhe normalizimi i hormoneve kërkon një kohë të caktuar, kryesisht progresteroni dhe estrogjeni. Kjo duhet të ndodhë gjithashtu edhe për të favorizuar më tepër fertilitetin. Hormoneve mund t’i duhen nga 3-12 muaj për t’u normalizuar. Duke qënë se shtatëzania ndryshon shumë funksione të trupit të gruas, duhet të kalojë koha e mjaftueshme që edhe funksionet të normalizohen.
- Furnizimi i nevojshëm me acid folik. Gruaja duhet të marrë sasinë e duhur të acidit folik, kalciumit, hekurit nëpërmjet ushqimeve kjo pasi gjatë shtatëzanisë së parë trupi ka harxhuar rreth 50% të sasisë së këtyre elementëve. Këshillohet të ndiqet një dietë shumë e shëndetshme ushqimore.
- Mbani nën kontroll problemet. Rreth 94% e grave kanë problem të ndryshme pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e parë. Këto probleme mund të jenë: dhimbje koke, probleme me jetën seksuale, hemorroide, dhimbje të perineumit, si edhe mbajtje të urinës. Disa nëna mund të përballen edhe me problemet e hemorroideve. Këshillohet që shtatëzania tjetër të niset pasi këto probleme janë zgjidhur, në disa raste edhe me ndihmën e mjekut.