Me siguri kanë filluar t’jua kërkojnë nga mëngjesi në darkë dhe shpesh ju nuk keni zgjidhje tjetër edhe pse brenda vetes mund të jeni disi dyshues.
Mund të mendoni se nuk është mosha e duhur, momenti i duhur, akullorja e duhur… por akullorja është “gëzimi” i fëmijës dhe ju duhet të zgjidhni një akullore të një cilësie të mirë, pasi ajo nuk është thjeshtë një ushqim i ngrirë, por është një ushqim i përgatitur me qumësht, sheqer, vezë dhe përbërës të tjerë, duke u konservuar në temperatura shumë të ulëta për të bllokuar marrjen e bakterieve.
Akullorja si një ushqim për fëmijën
Duke qënë se ajo ka gjithë këta përbërës, mund të konsiderohet si një ushqim i lehtë dhe i tretshëm për fëmijën, e pasur me proteina falë pranisë së qumështit dhe vezës, karbohidrate (falë sheqerit dhe sakarozës), yndyrna, kalcium, fosfor dhe vitamina A, B2 dhe C. Megjithatë ajo përmban shumë kalori, kështu duhet të evitoni konsumimin e saj para një vakti, por mund ta konsumojë fëmija pas ushqimit.
Cilën akullore duhet të zgjedhim?
Preferohet ajo artizanale duke qënë se ka brenda saj përbërës më të shëndetshëm për fëmijën, edhe pse akullorja industriale prodhohet konform standarteve të higjenës dhe cilësisë. Akullorja me cilësi më të mirë është ajo kremoze, pra pa përmbajtje copash akulli dhe kokrrash. Fëmija mund të provojë akulloren rreth muajit të 10, duke ofruar ato me shije frutash. Evitoni akulloren me luleshtrydhe dhe çokollatë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare