Google ADS

Kur është koha e duhur për të pirë ujë me limon

22:22 | 26 Shkurt 2021
Arbresh.info

Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme.

Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij.

Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen.

Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

Përse janë limonët kaq të veçantë?

Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit.

Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë.

Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar.

Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Nëse i zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm.

Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin./agroweb.org

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme