Ja sa kohë nevojitet që pas ibuprofenit dhe paracetamolit të ndieni lehtësim.
Me barnat kundër dhembjeve me bazë ibuprofeni apo paracetamoli nevojiten rreth 30 minuta që të ndikojnë nga momenti kur i keni pirë.
Për gjysmë ore, tableta zbërthehet në stomak, në mënyrë që përbërësit aktivë mund të arrijnë në gjak.
Nëse ibuprofeni përdoret si bar antiinflamator, te gjendjet kronike, siç është artriti, mund të prisni zbutje të konsiderueshme të simptomave pas tri javësh, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nëse pini ibuprofenin, mos harroni që ai patjetër duhet të merret ose gjatë ushqimit ose drejtpërdrejt pas ushqimit.
Nëse e pini në stomak të thatë, mund të shkaktojë irritim të lukthit.
Nëse ju nevojitet diçka që do të ndikojë më shpejt, mund të provoni shurupet me bazë ibuprofeni apo paracetamoli. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...