Dridhja e trupit gjatë gjumit është fenomen tejet i zakonshëm, por çuditërisht, shkencëtarët vetëm tani po fillojnë të kuptojnë se çfarë e shkakton atë. Ju mund të mendoni se ndoshta diçka e zhurmshme ka ndodhur në dhomë dhe që ajo ju zgjoi, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
Shkencëtarët kanë vërejtur se “dridhja hipnike” ndodh më së shpeshti kur bini në gjumë shumë shpejt, pas një lodhje të madhe. Në fazat fillestare të gjumit, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja juaj ngadalësohen shpejt. Por nganjëherë kur jeni tepër të lodhur, truri ecën shumë shpejt përmes kësaj faze të gjumit, duke e ngatërruar vetveten dhe duke menduar se trupi dhe sistemet e tij kryesore dështojnë dhe se po vdisni.
Trupi reagon shpejt duke ju tronditur fort që të zgjoheni, me një shpërthim kimikatesj, një që truri mund ta interpretojë, dhe pastaj të ndërtojë një ëndërr të projektuar për t’ju zgjuar, gjë që është premisa themelore prapa teorisë së ‘dridhjes hipnike’.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...