Kungulli vlerësohet si njëri nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Në botë ekzistojnë rreth 800 lloje të kungujve.
Ky ushqim çudibërës do t’ju ndihmojë që të ndiheni më të lumtur, për shkak se përmban aminoacide që ndikon në hormonin e lumturisë.
Po ashtu, ndihmon edhe te dhimbja e kokës. Kungulli është zgjidhje e shkëlqyeshme për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë, pasi që 100 gramë përmbajnë vetëm 30 kalori.
Kungulli ka sasi të lartë të kalciumit, magnezit dhe vitaminës E, C, si dhe pjesë të vitaminës B. Është i shkëlqyeshëm për shëndetin e lëkurës për shkak të vitaminave C dhe E.
Vitamina C luan rol në formimin e kolagjenit dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve, derisa vitamina E ndihmon ndaj dëmtimeve nga rrezatimi diellor, vitamina A është e rëndësishme për imunitet dhe funksionimin e tij të duhur.
Kungulli është burim i mirë i fibrave dhe ndihmon organizmin për të hequr toksinën. Parandalon plakjen e hershme dhe sëmundjet kardiovaskulare, transmeton KosovaPress.
Kungulli në Evropë ka ardhur duke iu falënderuar Kolombos, i cili solli farat e tij nga Amerika. Në fillim njerëzit e kishin përdorur kungullin për kafshë dhe vetëm më vonë kuptuan se mund ta përdorin si ushqim.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...