Infeksioni apo bllokimi i sinuseve mund të ketë një sërë arsyesh të cilat nisin që nga faktorët e jashtëm deri tek sëmundjet kronike.
Kjo e bën këtë problem përveçse shumë të shpeshtë tek njerëzit e si pasojë edhe shumë të bezdisshëm.
Me siguri e mbani mend herën e fundit kur keni pasur hundë të bllokuara apo jeni ndjerë të rënduar dhe keni dashur një mënyrë për tu çliruar menjëherë.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa prej tyre të cilat mund t’i përdorni në çdo kohë për të çliruar sinuset e për të larguar dhimbjet e rëndësat e kokës.
Qëndroni të hidratuar
Së pari një nga gjërat më të rëndësishme është të qëndroni të hidratuar.
Konsumoni shumë ujë, çaj, lëngje dhe fruta të pasura me ujë në mënyrë që muskujt të relaksohen dhe sinuset të lirohen me lehtë.
Evitoni pijet me shumë sheqer, alkollin apo nikotinën pasi ju dehidratojnë dhe ju bllokojnë më shumë.
Gjtihashtu mundohuni të konsumoni ushqime pikante, limon apo uthull molle në mënyrë që të arrini të shkrini mukozën në sinuse.
Masazhoni
Kjo pjesë është ndër më të rëndësishmet përsa i përket relakismit të muskujve dhe çlirimit të mukozës së mbledhur në këtë pjesë të fytyrës tuaj.
Masazhoni pjesën ku e ndjeni kokën të rënduar dhe ushtroni presion në pika të caktuara për t’u çliruar menjëherë më pas.
Trajtime të tjera
Merrni gjithnjë një pastrues me ujë dhe kripë për sinuset tuaja në mënyrë që të parandaloni infeksioninet dhe bakteret të përhapen.
Përgatisni një çaj me turmerik që është një antinflamator i mrekullueshëm dhe me disa feta xhinxher për t’u çliruar nga bllokimet.
Në një filxhan me ujë të ngrohtë hidhni 2-3 lugë gjelle uthull molle dhe konsumojeni deri në tre herë në ditë për të larguar mukozën dhe bllokimin.
Një anti viral i mrekullueshëm si vaji i rigonit nuk mund të mungojë në listën tuaj të trajtimeve. Hidhni disa pika në ujë apo tek lëngu i frutave që konsumoni më shpesh për të çliruar shpejt dhe në mënyrë natyrale sinuset tuaja.
Forconi imunitetin
Vitamina C është një nga mënyrat më të mira për të forcuar imunitetin dhe për të mbajtur çdo infeksion larg.
Atë mund ta merrni në formën e kapsulave disa herë në vit ose përmes ushqimeve.
Më të pasurat me të janë specat e kuq, portokalli, luleshtrydhet, brokoli, spinaqi, patatet e ëmbla, kungulli dhe domatet.
Studime të shumta kanë treguar se rritja e sistemit imunitar të trupit parandalon përhapjen e gripit dhe bllokimit të sinuseve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...