Google ADS

Kumbullat, fruti ideal për një zemër të shëndoshë

22:10 | 21 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kumbullat konsiderohen se se janë një ndër ftutat më të preferuar për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Të pasura me vitaminë, kumbullat kanë frut optimal për një shëndet të mirë në të gjithë trupin, transmeton portali arbresh.info

Kanë energji të pakët dhe shija e tyre vjen nga sasia e madhe e sheqerit.

Të mirat shëndetësore të kumbullës janë se ndihmojnë në trajtimin e sëmundjes së veshkave, mëlçisë dhe reumatizmit.

Mjekët në mbarë botën theksojnë se kumbullat duhet të konsumohen në baza ditore, për shkak të sasisë së vitaminave, përfshirë vitaminën C, vitaminën B6 dhe vitaminën E.

Kumbullat e freskëta përmbajnë 84 përqind ujë, 0.6 përqind protesina, 10 përqind karbohidrate, 2.1 fibra.

Gjithashtu, kumbulla është e pasur me beta-carotene, acid folik dhe minerale, përfshirë kalcium, magnesium, hekur, dhe bakër.

Sipas studimeve të shumta, bakëri është minerali kryesor për të pasur një zemër të shëndoshë.

Kumbullat duhet të konsumohen të freskëta, por ato mund t’i përdorini edhe në formë të marmelatës, kompostës, apo ndonjë forme tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme