Edhe pse truri i njeriut peshon gati 1 kilogramë e gjysmë dhe është pak a shumë sa një portokall i madh, ai ka rreth 100 miliardë neurone ose qeliza nervore, të cilat krijojnë një rrjet pafundësisht të ndërlikuar. Vetëm një neuron mund të lidhet me 100.000 të tjera.
Ky rrjet i jep trurit aftësinë të përpunojë e të ruajë një sasi marramendëse informacioni. Sigurisht, vështirësia është që njeriu të kujtojë informacionin kur i duhet.
Puzzles, fjalëkryq dhe stërvitje janë vetëm disa nga zakonet që përmirësojnë kujtesën. Por, për t’i dhënë me të vërtetë një ndihmesë trurit, dueht të bëni këtë: Studiuesit nga Universiteti i Waterloo në Kanada kanë zbuluar se cila mund të jetë mënyra më e lehtë për të përmirësuar kujtesën tua.
Studimi tyre, botuar kohët e fundit në revistën Memory, sugjeron që leximi me zë të lartë mund të rrisë aftësitë tuaja deri në 15 përqind. Ndihmesa të tjera të jashtme janë:
Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.
Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?