Kujdes nga pickimi i këtij insekti, shkakton alergji vdekjeprurëse

23:28 | 6 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Nuk e kishim menduar kurrë mirëpo pickimi i kësaj gjallese super të vogël mund të rezultojë fatal për jetën tonë.

Mjekët kanë dhënë alarmin për të bërë kujdes nga pickimi i rriqrave, një lloj paraziti që jeton duke u ushqyer në gjakun e gjitarëve, zogjve, zvarranikëve dhe amfibëve. Sipas mjekëve, pickimi i tyre mund t’ju shkaktojë alergji, në disa raste edhe potencialisht vdekjeprurëse.

Së fundmi mjekët kanë zbuluar se pickimi i rriqrave mund t’i bëjë njerëzit alergjikë ndaj ushqimeve të mishit. E në këtë mënyrë, do të duhet të heqin dorë nga konsumimi i mishit të viçit, derrit dhe qingjit.

Në Britani të Madhe janë raportuar pesë raste të alergjive serioze. Nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se pacientët që kishin pësuar alergji, ishin pickuar nga rriqrat dhe më pas kishin konsumuar mish. Mjekët thonë se deri më tani nuk ka ende një ilaç për të kuruar alergjinë nga rriqrat. E vetmja gjë që ata këshillojnë, është të shmangin konsumimin e mishit të kuq.

Nga studimet shkencore është mësuar se rriqrat kanë në organizëm një lloj sheqeri të quajtur “alpha-gal”, që gjendet në pjesën më të madhe të kafshëve, por jo tek njerëzit.

Ky lloj sheqeri gjendet edhe në mishin që konsumojnë njerëzit, por nuk pësojnë reaksion pasi substanca kalon direkt në sistemin e tretjes duke anashkaluar sistemin imunitar. Por nëse “alpha-gal” kalon në gjak, sikurse ndodh gjatë pickimit nga rriqrat, atëherë organizimi i njeriut reagon kundër kësaj substance të huaj. Simptomat që shkaktohen nga alergjia e pickimit të rriqrave janë dhimbje stomaku, skuqje e fytit dhe irritim i lëkurës./sotnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme